Breaking News

Zbulimi I qëndrimeve të Pompeo mbi planin Akordi i Shekullit

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit ka shprehur dyshime mbi rezultatin e të ashtuquajturit plani Akordi i Shekullit. Kjo është zbuluar nga vetë presidenti amerikan, i cili është shprehur se Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në një takim privat të tij ka thënë se jo vetëm ai po edhe funksionarët më të lartë të Amerikës kanë dyshime mbi zbatimin e planit Akordi i Shekullit që ndiqet nga dhëndri i presidentit amerikan Jared Kushner.

Këshilltari i Donald Trump ka konfirmuar se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do ta bëjë publik marrëveshjen e ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” – e cila i ngjanë më tepër një pazarllëku të shekullit – për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palëve palestineze.  Jared Kushner, dhëndëri dhe këshilltari i presidentit të Amerikës sot ka konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me këtë se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do të bëjë publik “Planin e Paqes” të Uashingtonit për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palestinezëve. Më parë mediat ndërkombëtare njoftuan se qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, pas përfundimit të muajit të Ramazanit do të prezantojë këtë plan që njihet më shumë si “Pazarllëku i Shekullit”. Plani “Pazarllëku i Shekullit” ose marrëveshja përfundimtare është një plan i propozuar nga qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist dhe me mbështetjen e Arabisë Saudite me gjasë për t’i dhënë fund konfliktit të Izraelit me Palestinës dhe një përgatitje për normalizimin e marrëdhënieve mes arabëve dhe Izraelit. Mirëpo presidenti i SHBA Donald Trump ka pranuar se dyshimet e Sekretarit të tij të shtetit Mike Pompeo për të ashtuquajturin Akordi i shekullit “mund të jenë të drejta”. “Shikoni, ne po bëjmë çmos për të ndihmuar Lindjen e Mesme për të zbatuar një plan paqeje dhe ai [Pompeo] mund të ketë të drejtë, domethënë, shumica e njerëzve do të thoshin këtë,” u tha Trump gazetarëve në Uashington DC. “Por nëse mund të arrinim një plan paqeje për Lindjen e Mesme do të ishte mirë dhe kur Mike thotë këtë, e kuptoj çfarë thotë, sepse shumica e njerëzve mendojnë se nuk mund të bëhet. Unë mendoj se ndoshta mundet, por, siç e kam thënë edhe më herët, do të shohim se çfarë ndodh”. Sipas një regjistrimi audio të një takimi privat midis Pompeo dhe izraelitëve të marra nga The Uashington Post, vihet re se diplomati amerikan thotë se për momentin plani është “i padisponueshëm” dhe nuk mund të “fitojë përkrahje”. “Mund të refuzohet. Në fund, do të thonë, ‘Nuk është veçanërisht origjinale, ajo nuk punon veçanërisht për mua’, domethënë, ‘Ka dy gjëra të mira dhe nëntë gjëra të këqija, unë jam jashtë’ “, tha ish- Shefi i CIA-s. “Pyetja e madhe është se a mund të kemi një hapësirë të mjaftueshme që të kemi një bisedë të vërtetë rreth asaj se si ta ndërtojmë këtë.” Plani Akordi i Shekullit është përsëritje e një teatri me kukulla që nuk ka efikasitet as për Amerikën dhe as për regjimin sionist. Grupet e rezistencës palestineze nuk lejojnë zbatimin e planit akordi i shekullit, pasi plani amerikano-sionist i ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues. Akordi i shekullit është një plan i ri i qeverisë amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të popullit palestinez dhe thuhet se ky plan është thurur në bashkëpunim me disa vende arabe.

Advertisements