Breaking News

Sanders: Amerika do t’i kthehet marrëveshjes bërthamore

Senatori amerikan Bernie Sanders ka deklaruar se Donald Trump pas kërcënimit me sulm ushtarak kundër Iranit tani thotë se preferon dialogun dhe bisedimet me Iranin dhe ky është një mashtrim i madh.

Senatori amerikan ka deklaruar se Amerika do të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Duke folur për fatkeqësinë e Bushit dhe Cheney në Irak, senatori i lartë amerikan ka theksuar se do të të bëj gjithçka që mundet për të parandaluar një luftë me Iranin. Barney Sanders, senator i lartë demokrat dhe kandidat i opozitës për zgjedhjet presidenciale, kundërshtoi luftën me Iranin, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë së Donald Trump dhe shton: Kam dëgjuar kritika për kundërshtimet e mia në luftërat e fundit, por unë besoj se çfarëdo që mund të bëj, do të bëj për të zgjidhur krizat ndërkombëtare dhe për të mos pasur luftëra.

Advertisements