Breaking News

Bërnabiç: Në Paris shkojmë për dialog, Prishtina nuk e dëshiron atë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë mbrëmë se delegacioni i Beogradit do të jetë në Paris në samitin e ri, për shkak se “dëshiron të ul tensionet dhe të përpiqet të krijojë një hapësirë për dialog”.

Ajo ka vlerësuar se “liderëve në Prishtinë nuk i intereson paqja, stabiliteti, shteti i së drejtës”. “Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, kompromis,” tha ajo në RTS dhe shtoi se Serbia është për një të ardhme të ndryshme për njerëzit në Ballkan. Sipas saj, raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë është në përgjithësi pozitiv dhe se është e kënaqur.

Advertisements