Breaking News

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britiania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje.

Intervista e tij vie një ditë para vizitës së planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Të shtunën, Trump po ashtu tha se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm i Partisë Konservatore. Trump tha se Farage – kritik i ashpër i kryeministres Theresa May – ka shumë për të ofruar në negociatat me Bashkimin Evropian. Ai po ashtu shtoi se Britania duhet të largohet nëse nuk e arrinë marrëveshjen e dëshiruar, si dhe kishte qenë mjaft kritik ndaj “paaftësisë” së kryeministres May për të finalizuar negociatat me BE-në. Donald Trump dhe Melania Trump pritet të fillojnë vizitën treditore në Britani të hënën. Ata do të vizitojnë edhe Pallatin Mbretëror ku është planifikuar një drekë me Mbretëreshën Elizabeta.

Advertisements