Breaking News

Pompeo tërheq 12 kushtet për Iranin?

Një vit pasi Sekretari amerikan i Shtetit vendosi 12 kushte për të negociuar me Iranin, Mike Pompeo tani thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të negociojnë pa parakushte.

“Pak ditë më parë, Presidenti Trump ka shprehur gatishmërinë e tij për të folur me iranianët”, tha sekretari i shtetit në një konferencë për shtyp me homologun e tij zviceran në Bernë. Megjithatë, Pompeo akuzoi sërish Iranin duke thënë se “kur iranianët të vijnë në përfundimin se duan të sillen si një vend normal, ne jemi padyshim të gatshëm të kemi dialog”. Ai gjithashtu pretendoi se problemet në lidhjet dypalëshe të SHBA dhe Iranit rrjedhin nga 40 vitet e regjimit islamik në Iran, dhe jo nga sanksionet e Uashingtonit. Pavarësisht nga fakti se rreth 1 vit më parë, pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Pompeo caktoi 12 kushte për dialog, duke përfshirë shpërbërjen e programeve bërthamore dhe raketore të Iranit dhe tërheqjen e Frontit të rezistencës nga Siria, tashmë duket se sekretari i DASH është tërhequr nga ky veprim. Tani që presioni i Shteteve të Bashkuara është maksimalizuar duke zbatuar politikën e ” eksporteve zero të naftës” të Iranit, emërtimi si organizatë terroriste të Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane dhe dislokimi i armatimeve si aeroplanmbajtëset dhe bombarduesit B-52, në duart e qeverisë amerikane, nuk ka oferta të tjera përveç negociatave dinjitoze ose luftë. Megjithatë, edhe rrymat më ekstreme anti-iraniane në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për pasojat serioze politike, të sigurisë dhe ekonomike të sulmit ndaj Iranit dhe Trump ka folur në mënyrë të përsëritur për shmangien e një konfrontimi ushtarak me Iranin. Senatori republikan Richard Black në një letër për Donald Trump, shkroi: “Kombi ynë është i lodhur nga lufta, lufta ndaj Iranit nuk gëzon asnjë mbështetje popullore. Unë jam i shqetësuar se nëse sulmojmë Iranin, Partia Republikane do të pësojë humbje historike në zgjedhjet e vitit 2020. ” Ndërkohë, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, ka deklaruar se Teherani po pret një ndryshim në sjelljen e SHBA-së sesa thjesht në retorikën e tyre. Musavi theksoi se ndryshimi i sjelljes amerikane ishte “kriteri i kërkuar për çdo bisedim që do të zhvillohej”. Zëdhënësi iranian shtoi se Pompeo ishte “duke luajtur me fjalë”. Musavi vuri në dukje se politika e SHBA për ruajtjen e presionit maksimal ndaj Iranit, e përsëritur nga Pompeo, tregon një vazhdimësi të qasjes së tyre të gabuar “që ka nevojë për reformim”.

Advertisements