Breaking News

Negociatat Iran-Amerikë nuk mund të realizohen

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se është e pamundur organizimi i negociata Iran-Amerikë.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë për kanalin NBC News ka thënë: Bisedimet me Amerikën në realitet është  vazhdim i procesit të presioneve ndaj Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sanksionet amerikane kundër Iranit i ka quajtur terrorizëm ekonomik dhe ka thënë se sanksionet e Uashingtonit kanë si objektiv goditjen e popullit të thjeshtë pasi megjithëse ushqimet dhe medikamentet janë të përjashtuar nga sanksionet, kryerja e transfertave bankare për këto produkte është e pamundur. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi se presidenti amerikan ka si objektiv kryesor të ushtrojë presione mbi popullin e thjeshtë të Iranit por me padyshim ky objektiv i tij nuk dot ë realizohet. Donald Trump, më 8 maj tërhoqi Amerikën në formë të njëanshme dhe të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore dhe ktheu sanksionet kundër Iranit.

Advertisements