Breaking News

Qindra mijëra palestinezë marrin pjesë në lutjet e së premtes në xhaminë Al Aksa

Zyra e Trashëgimisë islame në Palestinë njoftoi të premten se, pavarësisht masave të fuqishme të sigurisë së regjimit sionist, më shumë se 250,000 palestinezë morën pjesë në lutjet e së premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Al Aksa.

Këta adhurues kanë hyrë në xhaminë Al Aksa, ndërsa trupat izraelite kanë mbyllur portat e të vjetra Kods dhe xhamisë Al-Aksa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Palestinezët kanë ardhur nga qytete të ndryshme në xhaminë Al Aksa qysh herët në mëngjesin e ditës së premte për të marrë pjesë në namazin e xhumasë, përveç Rripit të Gazës që është nën rrethim. Shejh Akrame Sabri, imam i namazit të xhumasë në xhaminë Al Aksa në hytben e namazit të xhumasë, duke theksuar mbi solidaritetin dhe unitetin e muslimanëve, deklaroi: Marrëveshja e shekullit është një konspiracion kundër popullit palestinez, por disa vende arabe dhe islamike në vend që ta trajtojnë atë, ata janë të zënë me punët e veta. Ushtarët sionistë para faljes së namazit të xhumasë, kanë martirizuar të riun Abdullah Gajis, i cili ishte nisur për të shkuar për të falur namazin e xhumasë së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Advertisements