Breaking News

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë viziton Teheranin

Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë sot zhvillon një vizitë në Teheran për të diskutuar mbi programin e përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.

Ministria e jashtme e Rusisë me anë të një njoftimi bëri të ditur se Moska po i ndjek nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements