Breaking News

Komisioni Evropian rekomandon fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian sot publikoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, me të cilën vendi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komisioneri Johannes Hahn tha se lajme të mira vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilat kanë bërë progres të theksuar.

Hahn tha se Maqedonia me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është bërë vend shembull i cili nuk ka çështje të hapura me fqinjët e saja.

Rekomandimi duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave i vendeve anëtare.

Advertisements