Breaking News

Akordi I shekullit një plan që nuk do të realizohet kurrë

Këshilltari i Donald Trump ka konfirmuar se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do ta bëjë publik marrëveshjen e ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” – e cila i ngjanë më tepër një pazarllëku të shekullit – për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palëve palestineze.

Jared Kushner, dhëndëri dhe këshilltari i presidentit të Amerikës ka konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me këtë se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do të bëjë publik “Planin e Paqes” të Uashingtonit për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palestinezëve. Më parë mediat ndërkombëtare njoftuan se qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, pas përfundimit të muajit të Ramazanit do të prezantojë këtë plan që njihet më shumë si “Pazarllëku i Shekullit”. Plani “Pazarllëku i Shekullit” ose marrëveshja përfundimtare është një plan i propozuar nga qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist dhe me mbështetjen e Arabisë Saudite me gjasë për t’i dhënë fund konfliktit të Izraelit me Palestinës dhe një përgatitje për normalizimin e marrëdhënieve mes arabëve dhe Izraelit. Një prej funksionarëve të frontit popullor për çlirimin e Palestinës ka thënë se ka ardhur koha që grupet palestineze në formë unike të përballen me planin e Amerikës të njohur si akordi i shekullit. Maher Taher përgjegjës i zyrës politikë të frontit popullor për çlirimin e Palestinës, pasi dënoi veprimet e Amerikës me planin e njohur si akordi i shekullit për Palestinën ka thënë se duhen ngritur strukturat vendase për tu përballur me të tilla komplote që thuren kundër Palestinës. Akordi i shekullit është një plan i ri i qeverisë amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të popullit palestinez dhe thuhet se ky plan është thurur në bashkëpunim me disa vende arabe. Taher duke folur mbi qëndrimet e princit saudit me regjimin sionist ka thënë se Muhamed bin Selman, po bën gabim strategjik dhe planet e tij me regjimin sionist janë të dëmshme. Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit lidhur me planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit ka thënë: Plani Akordi i Shekullit është përsëritje e një teatri me kukulla që nuk ka efikasitet as për Amerikën dhe as për regjimin sionist. Husein Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare në një intervistë tij ka thënë; Grupet e rezistencës palestineze nuk lejojnë zbatimin e planit akordi i shekullit. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se plani amerikano-sionist i ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues. Ndërsa Ali Larixhani vuri në dukje Ditën Botërore të Kodsit dhe tha: “Në rrethanat aktuale po bëhen disa lëvizje djallëzore nga ana e arrogancës botërore kundër Palestinës dhe duhet të jemi vigjilent në lidhje me këto lëvizje”. Larixhani shtoi: “Organizimi i samitit anti-palestinez në Bahrejn është një pikë e turpshme për të gjithë ato vende të cilat marrin pjesë në këtë samit tradhtar”. Samiti i Bahrejnit që konsiderohet të jetë faza e parë për zbatimin e planit “Pazarllëku i Shekullit”, pritet të zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Bahrejn. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi: “Në Ditën Botërore të Kodsit, liridashësit e botës do t’i japin përgjigje të prerë krimeve të arrogancës botërore kundër Palestinës” Vlen të theksohet se e premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit me iniciativë të Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është shpallur Ditë Botërore e Kodsit dhe mbështetjes ndaj Palestinës. Dita Botërore e Kodsit këtë vit manifestohet të premten më 31 maj 2019 që përkon më 26 Ramazan të vitit 1440 hixhri kameri.

Advertisements