Breaking News

Stolenberg: NATO nuk kërkon një luftë të re të ftohtë

Me gjithë tensionet mes Amerikës dhe Rusisë mbi traktatin INF, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg deklaroi se NATO nuk kërkon një luftë të ftohtë të re.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk synon të hapi Luftë të Ftohtë me Rusinë. Shefi  i NATO-s i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi ka kritikuar atë që e quan si ”Rusi më kategorike”, ndërsa i ka bërë thirrje Moskës të zbatojë traktet për kontroll të armëve që datojnë që nga periudha e Luftës së Ftohtë. Deklarata e tij ka ardhur pasi më herët ministrat e 29 vendeve anëtare të NATO-s kanë diskutuar rreth kërcënimeve, sigurisë, si dhe çështjet që lidhen me Rusinë dhe Afganistanin. Amerika për të konfirmuar vendimin e saj për të mos u kthyer në traktatin INF, në muajin gusht do të testojë një raketë me rreze veprimi prej 1 mijë km dhe në muajin nëntor një tjetër raketë balistike. Burime të varura nga Pentagoni thonë se Amerika do të testojë një raketë cruise me bazë në tokë që ka një rreze veprimi prej 1 mijë km. Testimi do të bëhet në muajin gush dhe kjo tregon se Amerika është e vendosur për të mos u kthyer në traktin INF prej së cilës doli në muajin shkurt. Duhet theksuar se traktati INF ndalon testimin e raketave me rreze nga 500 deri në 5 mijë km. Amerika si pretekst për daljen nga traktati INF ka nxjerrë gjoja mos respektimin e këtij traktati nga ana e Rusisë. Kjo është në kohën kur Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime. Në muajin nëntor Amerika do të testojë një raketë balistike me rreze veprimi nga 3-4 mijë km.