Breaking News

Dënohet arrestimi i dijetarit iranian nga qeveria amerikane

Organizatat ndërkombëtare kanë dënuar arrestimin e dijetarit iranian Masud Sulejmani, që është një dijetar i njohur ne hematologji dhe në qelizat staminale, nga ana e qeverisë amerikane.

Asambleja botërore e profesorëve të universiteteve me anë të një deklarate ka thënë: Masud Sulejmani është një prej dijetarëve më me famë dhe më të njohur në botë. Ky profesor  iranian prej 8 muajsh është arrestuar nga policia federale në Amerikë ndërkohë që organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut kanë heshtur në këtë çështje. Në këtë deklaratë thuhet se arrestimi i jashtëligjshëm i profesor Sulejmanit nga an e qeverisë amerikane është një tjetër krim me anë të shkeljes së të drejtave të njeriut nga Amerika kundër kombit iranian. Profesor Sulejmani ka shkuar në Amerikë me ftesë zyrtare të institutit Mayo Clinic dhe ai është arrestuar menjëherë pasi ka hyrë në këtë vend edhe pse në formë të ligjshme. Shumë organizata dhe asamble ndërkombëtare dhe profesorë universitetesh thonë se me të tillë veprim Amerika synon të parandalojë progresin dhe zhvillimin shkencor të Iranit dhe theksohet se përgjegjësia për sigurinë dhe shëndetin e këtij dijetar iranian bie mbi qeverinë amerikane.

Advertisements