Breaking News

Rusia e paralajmëron Amerikës për krijimin e pengesa në zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka paralajmëruar Amerikën për krijimin e pengesave në procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se Amerika nuk duhet të krijojë pengesa në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova ditën e enjte në konferencën e saj për shtyp tha se Amerika me dërgimin e aeroplanmbajtëses dhe bombarduesve në rajon, vetëm ka shtuar tensionet dhe deklaroi: “Ky veprim është shoqëruar me deklarata armiqësore dhe me akuza të pavërteta ndaj Iranit”.

Zakharova shtoi: “Amerika me sanksione të reja dhe me presion maksimum, por provokon Iranin që të bëjë veprime më të ashpra reciproke dhe Uashingtoni po kërkon edhe pretekste për një përballje të drejtpërdrejtë me Iranin. Një politikë e tillë nga pikëpamja e Moskës, është e rrezikshme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë u sugjeroi autoriteteve të Shtëpisë së Bardhë që të mendojnë në mënyrë të drejtë për pasojat e veprimeve të tyre armiqësore, sepse ata me veprimet e tyre vetëm po krijojnë probleme të reja për rajonin dhe për sigurinë globale.

Advertisements