Breaking News

Merkel ka kërkuar daljen e Greqisë nga zona e Euros

Ish-kryeministri i Greqisë ka zbuluar se kancelarja e Gjermanisë disa vite më parë i ka propozuar atij largimin e Greqisë nga zona e Euros.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonis Samaras në një intervistë me kanalin televiziv Sky, deklaroi: “Në kohën kur Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë më ka propozuar mua largimin e Greqisë nga zona Euros, i pata thënë asaj që ta harrojë këtë çështje, sepse Athina zyrta në asnjë mënyrë nuk do të pajtohet që të dalë nga zona e Euros”.

Sipas Samaras, në gusht të vitit 2012, Merkel në Berlin i kishte thënë këtij funksionari grek se në rast të daljes së Greqisë nga zona e Euros, ka një plan tjetër për ta ndihmuar këtë vend.

Ish-kryeministri i Greqisë deklaroi se nëse do ta zbulonte këtë çështje në atë kohë, me padyshim se do të krijoheshin trazira në tregjet e ekonomisë globale.

Samaras theksoi: “Greqia në vend të daljes nga zona e Euros, arriti të krijojë të gjitha kushtet për marrjen e kredisë 54 miliardë euro nga Bashkimi Evropian”

Bashkimi Evropian, Banka Qendrore e Evropës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duke i dhënë një kredi prej 260 miliardë eurosh Greqisë përgjatë tetë viteve, e kanë detyruar këtë vend që të zbatojë politika të ashpra të kursimit ekonomik.