Breaking News

“Washington Post”: Lufta me Iranin, nënë e të gjitha baltave

Gazeta amerikane “Washington Post” duke vë në dukje potencialet dhe fuqinë e Republikës Islamike të Iranit, ka paralajmëruar amerikanët se lufta me Iranin do të “nëna e të gjitha baltave”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Max Boot autori i këtij editoriali në gazetën amerikane “Washington Post”, duke folur për veprimet dhe pretendimet e javëve të fundit të amerikanëve, ka shkruar: “Gjatë javës së kaluar kam studiuar kapacitetet dhe potencialet e Iranit dhe nuk po shikoj kurrfarë opsioni ushtarak i cili mund të jetë i prerë dhe me pak shpenzimeve. Në të kundërtën lufta me Iranin do të jetë nëna e të gjitha baltave deri në atë masë sa që lufta me Irakun – për të mbështetjen ndaj të cilës më vjen shumë keq – në krahasim me këtë, nuk do të duket asgjë”.

Sipas këtij editoriali, Irani posedon rrjetin më të sofistikuar të mbrojtjes ajrore me të cilën janë përballur deri më tani avionët amerikanë, do të thotë sistemi S-300 i Rusisë. Autori i këtij editoriali shtonë: “Përballja e forcave ajrore dhe detare të Amerikës me këtë sistem nuk do të jetë e lehtë dhe mund të shkaktojë dëme shumë më të mëdha për pilotët dhe avionët amerikan shumë më shumë se sa që jemi mësuar deri më tani”.

Max Boot në vazhdim shkruan: “Amerika për shumë vite ka bombarduar Vietnamin Verior, Kamboxhian dhe Laosin dhe mbi këto vende ka derdhur bomba mbi tre herë më shumë se sa të gjitha vendet e përfshira në Luftën e Dytë Botërore, mirëpo më në fund Amerika dështoi në luftën e Vietnamit. Sulmet ajrore kryesisht do të jenë të prera vetëm në kohën kur të shoqërohen me sulme tokësore. Mirëpo Amerika në sulmin kundër Iranit nuk ka ndonjë opsion real për sulme tokësore. Irani edhe nga aspekti i popullsisë edhe nga aspekti i gjerësisë gjeografike, është shumë më i madh se sa Iraku. Sipas llogaritjeve, për të kontrolluar Iranin nevojiten mbi 1.600.000 trupa ushtarake. Kjo shifër është dy herë më e madhe se numri i të gjitha forcave tokësore dhe marincave (650.000 dhe 403.000) të Amerikës dhe një numër të vogël të trupave ushtarake që ndoshta mund të dërgojnë aleatet e Amerikës. Qendra për Vlerësime Strategjike dhe Buxhetore në vitin 2011 në një raport të saj ka trajtuar këtë çështje se Irani në çfarë mënyrë mund të përgjigjet me taktika të paromatizuara. Irani për të sulmuar anijet luftarake të Amerikës në ujërat e Gjirit Persik mund të përdor një numër të madh të raketave Kruz kundër anijeve, dronët, nëndetëset, lundrueset e vogla dhe minat. Irani ka mundësi që me një arsenal mbi 2000 raketa të godas bazat e Amerikës në rajon. Irani nëpërmjet sulmeve kibernetike, mund të paralizojë të rrjetet kompjuterike të Amerikës”.

Max Boot në vazhdim shkruan: “Amerika në të kundërtën çfarë mund të bëjë? Të hedhë disa raketa Kruz më shumë dhe të hedhë disa bomba më shumë? Është shumë vështirë që edhe të mendohet se Trump do të krijojë edhe një “Holokaust” bërthamor për t’i dhënë fund Iranit!!!”

Max Boot në fund shkruan: “David Petraos, ish-shefi i shtabit qendror të forcave të Amerikës, gjatë sulmit të vitit 2003 kundër Irakut, ka thënë: “më tregoni mua se kjo luftë si do të përfundojë?” Qeveria e Xhorxh Bush nuk kishte kurrfarë alternative. Prandaj, edhe sot luftënxitësit brenda dhe jashtë qeverisë së Trump nuk kanë kurrfarë ideje se si mund të përfundojë lufta me Iranin. Në këtë mënyrë, më mirë është që të mos rrezikojnë për të filluar edhe një luftë tjetër”.

Advertisements