Breaking News

Miratohet plani për heqjen e kompetencave të Donald Trump për luftën

Komiteti i kredibilitetit dhe kompetencave në Kongresin amerikan ka kërkuar t’i hiqet kompetenca e luftës presidentit amerikan.

Ky plan është miratuar me 30 vota pro kundrejt 22 votave kundër sipas të cilit presidentit i hiqet kompetenca për ligjin e njohur me emrin përdorimi i forcave ushtarake AUMF. Ky ligj është miratuar pas sulmit të vitit 2001 dhe shumë qeveri amerikane që nga ajo kohë e deri më tani e kanë përdorur të paktën 41 herë këtë ligj për të kryer ndërhyrje ushtarake në të paktën 18 vende të botës. Plani pas miratimit duhet të përcaktohet në kuadër të politikave të mbrojtjes dhe më pas të firmoset nga presidenti. Barabara Lee demokrate në Kongres thotë se plani ka për qëllim parandalimin e veprimeve luftënxitëse të qeverisë amerikane pa marrjen e lejes nga Kongresi.

Advertisements