Breaking News

Me 91 vota “për” formohet Agjencia për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut

Me 91 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, deputetët votuan Ligjin për Agjencinë për Sigurinë Kombëtare. Me këtë ligj, me të cilin praktikisht vendoset çelës në dyert e DSK-së, janë pajtuar edhe qeveria edhe opozita.

Nga OBRM-PDUKM theksuan se janë angazhuar që t’u pranohen 60 amendamentet, me të cilat do të forcohej mbikëqyrja parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e deputetëve të LSDM-së theksuan se zgjidhja ligjore është e mirë dhe cilësore, ndërsa Frosina Remenski tha se ka pasur mundësi për reformë më të mirë në fushën e sigurisë. Ajo propozoi 30 amendamente, prej të cilave një pjesë e madhe u refuzuan nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Deputetët në seancën e sotme me shumicë prej dy të tretave gjithashtu kanë miratuar ligjet reformuese në fushën e sigurisë që janë të rëndësishme për vendin në rrugën drejt BE dhe NATO.

Me paketën e miratuar të ligjeve në sektorin e sigurisë pritet t’i jepet fund koncentrimit të pushtetit në policinë sekrete, dhe të krijohet një shërbim efikas depolitik dhe departizues në funksion të mbrojtjes së shtetit, si dhe të drejtës dhe lirisë së njerëzve.

Në strukturën e kësaj seance Kuvendi solli vendim për njoftim të shpalljes publike në shoqatat për të drejtat e njeriut, ligjin e policisë dhe atë gjyqësor.

Advertisements