Breaking News

Ghasan Salama: Libia në prag të luftës së brendshme

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Libisë të martën ka paralajmëruar për ndodhjen e një lufte të brendshme dhe luftimeve të përgjakshme në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ghasan Salama tha se aktualisht Libia ndodhet në prag të një lufte të brendshme dhe shtoi se lufta e brendshme në Libi mund të bëhet shkak për ndarjen territoriale të këtij vendi.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Libisë shtoi se veprimet e dhunshme në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, janë rifillim i një lufta të gjatë dhe të përgjakshme në brigjet e Detit Mesdhe.

Grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar i cili për shumë vite me mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të disa shteteve perëndimore sundon pjesën lindore të Libisë, gjatë disa muajve të kaluara ka filluar ofensivën drejtë pjesës veriore të Libisë me qëllim që ta pushtojë Tripolin, kryeqytetin e Libisë.

Advertisements