Breaking News

Zhbogar: Jam i bindur se raporti i KE-së do të rekomandojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se do të theksohet përparimi që është arritur vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut”.

Këtë e theksoi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup Samuel Zhbogar, duke shtuar se vendimin për hapjen e negociatave e marrin vendet anëtare të BE-së, mbi bazë të raportit të KE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimin e presim në qershor dhe shpresojmë se kjo do të ndodh. Mendoj se vendi në vitin e kaluar e ka treguar përkushtimin ndaj Bashkimit Evropian dhe reformave. U morën disa vendime të rëndësishme, ndërsa qeveria dhe opozita po punojnë për ligje shumë të rëndësishme dhe mendoj se kjo do të lavdërohet”.

“Shpresoj gjithashtu që do të jeni shembull për rajonin, si vend që është i përkushtuar për reforma”, tha Zhbogar, i cili sot ka qenë në Strumicë në projektin kulturoro-artistik “Arti dhe uji – magjia e jetës”.

Advertisements