Breaking News

Njoftohet qëndrimi i Rusisë në prag të shpalljes së mundshme të “Marrëveshjes së shekullit”

Regjimi sionist ka vënë presion të paparë mbi palestinezët  me mbështetjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe vepron në kundërshtim me standardet dhe ligjet ndërkombëtare.

Në veçanti, plani i Trump i ashtuquajtur Marrëveshja e shekullit, që është plotësisht e afërt me interesat e Izraelit, kërkon të bëjë një veprim krejtësisht të njëanshëm në interes të sionistëve. Presidenti rus Vladimir Putin, në një letër drejtuar presidentit të AAP Mahmud Abbas, ka thënë: “Rusia është e shqetësuar për çdo përpjekje që synon të anashkalojë rregulloret e Kombeve të Bashkuara dhe konventat  ndërkombëtare”. Duke ju referuar zhvillimeve në pushtimin e Kodsit dhe” Marrëveshjes së shekullit”, presidenti rus theksoi se “Rusia mbështet legjitimitetin ndërkombëtar të Palestinës”. Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017, në mënyrë zyrtare shpalli Kodsin e shenjtë (Jerusalemin) kryeqytet të regjimit sionist dhe më 14 maj të vitit 2018, me rastin e 70 vjetorit të krijimit të regjimit fals sionist, bëri transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë. Përgjatë më pak se një viti e gjysmë të qëndrimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë të vazhdueshme ose ai dhe të dërguarit e tij janë në vendet arabe ose krerët e regjimeve arabe janë mysafirë të tij dhe të disa vende të harmonizuara me Amerikën dhe Izraelin. Marrëveshja e shekullit nga pikëpamja e opinionit publik dhe e qarqeve politike të rajonit, është një projekt për të eliminuar çështjen palestineze dhe një projekt kundër rezistencës në rajon duke bashkëpunuar me regjimin sionist. Qarqet politike theksojnë se kjo marrëveshje është komploti më i ri i përbashkët i Arabisë Saudite dhe i Amerikës për të eliminuar një herë e përgjithmonë çështjen palestineze nëpërmjet angazhimit të Amerikës dhe aleatëve të saj arabë.  Në këtë komplot amerikanët kanë menduar një vend të tretë për palestinezët. Zbatimi i këtij komplot do të bëhet shkak për eliminimin e qëndresës së palestinezëve për krijimin e vendit të tyre të pavarur me kryeqytet Kodsin. Mirëpo Amerika ka nisur të krijojë kushtet për eliminimin e plotë të çështjes palestineze. Amerika duke ulur ndihmat e saj për UNRËA po mundohet të ndërpresë aktivitetin e këtij organi ndihmues ndërkombëtar në Palestinë dhe më pas të eliminojë çështjen palestineze. Megjithëse plani i presidentit amerikan për eliminimin e çështjes palestineze është në fazën e parë të rrugës së tij, mirëpo reagimet ndaj këtij plani janë që në fillim kanë qenë të gjera dhe të ashpra. Vetëm disa ditë më parë vumë re shokimin e regjimit sionist dhe të aleatëve të tij në veçanti Amerikës nga veprimi i fundi i ndërmarrë nga pa e OKB. Çdo veprim i Amerikës për të mbështetur politikat hegjemoniste të regjimit sionist kundër Kodsit mund të ketë pasoja të rënda politike, diplomatike dhe ekonomike për Amerikën.

Advertisements