Breaking News

Koreja Veriore i drejtohet Gutteres: Merre anijen tonë nga Amerika gangsterë!

Përfaqësuesi i Koresë Veriore në OKB i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB në të cilën ka kërkuar reagimin e tij ndaj veprimit të paligjshëm të Amerikës në konfiskimin e një anije tregtare të Penianit.

Agjencia e lajmeve zyrtare e lajmeve në Korenë Veriore ka shkruar se përfaqësuesi i Penianit në OKB i të premten i ka dërguar një letër Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, në të cilën ka kërkuar rikthimin e anijes tregtare të cilën javën e kaluara e ka konfiskuar Amerika.

Sipas këtij raporti, në këtë letër thuhet se vendosja në pikëpyetje pronësinë e Koresë Veriore mbi këtë anije të konfiskuar tregon shumë qartë se Amerika është gangster që nuk i jep kurrfarë rëndësie ligjeve ndërkombëtare.

Peniani me anë të kësaj letre gjithashtu ka kërkuar edhe marrjen e masave urgjente nga ana e Gutteres dhe ka theksuar se Amerika ka shkelur të drejtën e sovranitetit të Koresë Veriore dhe ka shkelur edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Vlen të theksohet se Amerika ka konfiskuar një anije 17 mijë tonësh të Koresë Veriore dhe së fundi Departamenti Amerikan i Drejtësisë pronësinë e kësaj anije ia ka dorëzuar Uashingtonit.

Advertisements