Breaking News

Irani kërkon paqe dhe stabilitet në Azinë Perëndimore

I dërguari i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar tha se Irani nuk do të fillojë asnjë konflikt me SHBA, por iranianët do të qëndrojnë përballë çdo agresioni të SHBA.

“Ne nuk po avokojmë të fillojmë problemin dhe konfliktin, por ju siguroj se njerëzit tanë janë të gatshëm të qëndrojnë kundër Shteteve të Bashkuara dhe të paguajnë për rezistencën”, tha Hamid Baeidinezhad në një intervistë me BBC. Duke elaboruar arsyen se pse Irani ka vendosur së fundi një ultimatum 60-ditor për partnerët evropianë në lidhje me zbatimin e angazhimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore, ai tha: “Irani ka zbatuar shumë me besnikëri detyrimet e tij nën marrëveshjen bërthamore dhe shpresa e vetme që ne e kemi tani është që, palët e tjera të zbatojnë angazhimet e tyre”. Ai shtoi: “Për fat të keq kjo ka dëmtuar kredibilitetin e marrëveshjes bërthamore dhe Irani ka përmendur se duam të korrigjojmë mangësitë e situatës duke pezulluar dy masa të veçanta nën marrëveshjen bërthamore”. Ai u shpreh: “Ne u dhamë mjaft kohë të mjaftueshme partnerëve tanë evropianë për të rregulluar problemet me të cilat ballafaqohemi sepse nuk kemi marrë avantazhet e nevojshme të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore në aspektin e ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare, kështu që i dhamë një vit partnerëve tanë për të zgjidhur çështjen që për fat të keq nuk kanë qenë në gjendje ta zgjidhin deri tani”.

Advertisements