Breaking News

Zaev-Princi Edward: Partneriteti mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojë edhe në të ardhmen

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë në darkën solemne që u organizua me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së Tij Princit Edward në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në darkë, kryeministri Zaev dhe princi Edward kishin bisedime të shkurta me mysafirët e mbrëmjes, me një pjesë të bursistëve të programit akademik “Çivning” të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të organizatave që punojnë me fëmijë të rinj, përfaqësues të gjeneratës më të re të ndërmarrësve të bashkësisë biznesore, përfaqësues të organizatave me programe për të drejtat e njeriut si dhe me përfaqësues të organizatave qytetare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin tij, Princit Edward, falënderoi pritjen e ngrohtë në vend gjatë vizitës së tij.

Kryeministri Zaev dhe Princi Edward shprehën pajtimin se partneriteti mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Advertisements