Breaking News

Trump përsëri imagjinon, Irani së shpejti do të hyjë në dialog me Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën mbrëma se Republika Islamike e Iranit do të hyjë në dialog me Shtetet e Bashkuara së shpejti.

“Unë jam i sigurt se Irani së shpejti do të bëjë thirrje për bisedime”, tha Donald Trump në një postim të tij në Twitter, duke deklaruar se ka pikëpamje të ndryshme mbi Iranin dhe ai do të vendosë me vendosmëri. Presidenti i Shteteve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur ka pohuar se do të vijë koha kur autoritetet e Republikës Islamike të Iranit do ta kontaktojnë atë për një marrëveshje të re. Kjo imagjinatë e Trump vjen në një kohë kur Lideri suprem i Revolucionit islamik të martën në një takim me zyrtarë të lartë të RII ka thënë se negociatat me SHBA nuk do të funksionojnë dhe e vetmja rrugë për popullin iranian është rezistenca kundër armikut në të gjitha fushat, sepse negociatat me administratën e tanishme të SHBA janë helm i dyfishtë.

Advertisements