Breaking News

Kryeministri i Japonisë thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Tokio është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin e Japonisë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, si dhe rreth çështjeve më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos për marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, në këtë takim me Zarif, ka theksuar vullnetin e vendit të tij për ruajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të vjetra miqësore me Iranin dhe deklaroi: “Marrëveshja bërthamore është një traktat i rëndësishëm dhe duhet bërë përpjekje për ruajtjen e këtij traktati ndërkombëtar”.

Shinzu Abe gjithashtu ka shprehur shqetësime në lidhje me shtimin e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ka theksuar rolin dhe pozitën e Iranit në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot (të enjten) është takuar dhe ka biseduar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Japonisë në lidhje me zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe veprimet e ligjshme të Republikës Islamike të Iranit për t’u përballur me shkeljet e ligjeve dhe sabotimet e qeverisë së Amerikës dhe mosveprimin e duhur të evropianëve në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements