Breaking News

Mogherini: Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Shefja e diplomacisë Evropiane deklaroi se BE kërkon shqyrtimin e rrugëve për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, ditën e heënë dhe para takimit të ministrave të punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Bruksel, theksoi se deri sa të ketë kompetenca dhe me të gjitha mjetet dhe vullnetin politik, mbështet marrëveshjen bërthamore.

Mogherini në lidhje me vizitën e pa pritshme të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, në Bruksel, për t’u takuar me autoritetet evropiane, gjithashtu deklaroi se edhe autoritetet e BE janë informuar të dielën në mbrëmje për këtë çështje.

Mbledhja e sotshme e Mogherinit me ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me veprimet në kuadër të zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranit, zhvillohet në kohën kur Mike Pompe, sekretari amerikan i shtetit, në mënyrë të papritur ka shkurtuar vizitën e tij në Rusi dhe ka shkuar në Bruksel për të biseduar me ministrat e jashtëm të BE.

Advertisements