Breaking News

Si përparoi Maqedonia më shpejt se Shqipëria drejt integrimeve evropiane?

Pas një kohe të gjatë të problemeve politike midisi Maqedonisë dhe Greqisë, në fund, me angazhimin maksimal dhe vullnetit serioz të bashkësisë ndërkombëtare, këto dy vendeve arritën marrëveshje për emrin konstitucional të Maqedonisë.

Shumë grupacione etnike dhe politike brenda Maqedonisë së Veriut, nuk ishin dhe as nuk janë të pajtimit me ndërrimin e emrit kushtetues të shtetit të tyre, por një gjë e tillë nuk i pengoi zyrtarët shtetërorë dhe bashkësinë ndërkombëtare t’ia arrijnë këtij qëllimi. Natyrisht nuk ishte e lehtë një gjë e tillë, sepse brenda kishte një opozitë shumë të fuqishme nacionaliste e cila kundërshtonte ashpër një lëvizje të tillë, por kur është në pyetje interesi rajonal dhe global, mund të shihet se nuk merret parasysh vullneti politik qoftë edhe i shumicës së një populli. Ali Ahmeti kryetari i BDI së dhe Menduh Thaçi kryetarë i PDSH së në fushatën zgjedhore për kryetarë të Maqedonisë së Veriut edhe pse në mitingje të ndara, ishin të një zërit se Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju nevojitet integrim sa më i shpejtë në strukturat Euro-Atlantike dhe se është momenti që ata të përkrahin kandidatin e tyre të përbashkët Stevo Pendarovskin. Në anën tjetër ata bënë thirrje që mos bien pre e patriotizma të rrejshëm që promovon opozita shqiptare dhe ajo maqedonase. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se në këto zgjedhje BDI do të përkrah kandidatin konsensual, kandidat që ka mbështetjen e partive më të mëdha politike në vend dhe kandidat që do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane. ”Tash kemi hapur një kapitull të ri për presidentin e përbashkët. Sot është koha e punës sot kërkohet sundimi i së drejtës luftë kundër krimit dhe korrupsionit arsim sa më të mirë shëndetësi më të mirë infrastrukturë më të mirë pasi ne pretendojmë shumë shpejt me këto vlera që ndërtojmë do të jemi anëtarë të BE-së ashtu siç jemi të NATO-s. Sot ai që nuk lexon që nuk sheh se kah shkon rruga drejt Evropës drejt ardhmërisë është i varfër nga idetë. Ne investojmë jo për sot por për mot ne investojmë për dekada që vijnë dhe të investosh për ardhmërinë nuk është lehtë pasi dalin ca altoparlant për të penguar por se a mund ta ndalin hovin vizionin përkrahjen përkushtimin assesi pasi 18-të vite e kanë mbështetur shqiptarët BDI-në dhe kjo përkrahje nuk është e rastësishme pasi ka arritur të jetësoj materializoj të gjitha programet të shkruara e të folura” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kurse kryetari i PDSH së theksoi se me këtë jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar në arritjen e rezultateve politike deri tani. “Është moment i rëndësishëm në drejtimin e dhënies së përkrahjes të kandidati presidencial në këtë rast do të thotë përcaktimi i shqiptarëve për BE dhe NATO integrimet. Këto që mbështeten Blerim Rekën po përhapin patriotizëm të rremë ne kishim kandidatin Iljaz Halimin në vitin 2014 por nuk e votuan. Ne mbetëm pas mënyrës së konsensualiteti të marrjes së vendimeve tani në zgjedhjet presidenciale por edhe në të ardhmen sipas përcaktimeve tona në mënyrë koncensuale të vendoset në Kuvend dhe për buxhet të barabartë të shpërndarjes së buxhetit” tha Thaçi. Pra, mund të thuhet se shqiptarët ishin motori kryesor që shtynë Maqedoninë e Veriut drejt integrimeve evropiane. Pse nuk është duke ndodhur një gjë e tillë me Shqipërinë dhe Kosovën. Edhe atje populli dëshiron integrimet euro-atlantike, kurse gjërat në terren flasin krejtësisht të kundërtën. Në Shqipëri, faktori politik më i përçarë se kurrë dhe pikërisht ky është një shembull i qartë që e lehtëson punën e funksionarëve të lartë të BE se gjërat nuk janë duke ecur në përputhje me rregullat e BE dhe shqiptarët nuk po e dëshirojnë një gjë të tillë. Pra ata nuk ndërmjetësojnë seriozisht që të zgjidhin problemet e brendshme, sepse një gjë e tillë nuk është në interes të tyre. Ndërsa në Maqedoni, BE dhe institucione tjera ndërkombëtare përmes shqiptarëve realizojnë interesat e tyre, sepse Maqedonisë i kanosej rreziku i marrjes nën kontroll nga Rusia. Standardet e dyfishta të BE-së si duket janë duke e çuar në dobësim këtë union.

Advertisements