Breaking News

Mosbesimi ndaj Amerikës dhe dobësia e Evropës në vendimmarrje

Në 40 vitet e kaluara, janë testuar dy çështje të rëndësishme njëra prej së cilës është mosbesimi ndaj Amerikës dhe tjetri dobësia e Evropës për të qenë e pavarur.

Sa i përket mos besueshmërisë mbi Amerikën ka folur përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një intervistë për kanalin NBC. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj pretendimeve të presidentit amerikan për negociata me Irani ka thënë se Donald Trump është i pabesueshëm. Maxhid Takht’revançi në përgjigje të pyetjes së gazetarit të kanalit të NBC lidhur me atë se a është i gatshëm Irani të ulet në tryezën e bisedimeve, ka thënë: Donald Trump së pari duhet të përgjigjet se përse e ka lënë tryezën e bisedimeve. Takht’revançi tha se Donald Trump u largua nga tryeza e bisedimeve në kohën kur ajo ishte konfirmuar nga fuqitë e tjera të botës dhe nga KS i OKB. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera shtoi: Kush e di se presidenti amerikan edhe një herë tjetër nuk largohet nga tryeza e bisedimeve pasi ai shkel ligjet ndërkombëtare dhe i anulon ato. Takht’revançi lidhur me pretendimet e presidentit amerikan për bisedime me Iranin për të mos arritur armën bërthamore ka thënë: Mesa duket Trump nuk është në dijeni të faktit se Irani nuk synon armën atomike. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB përmendi edhe 14 raportet e ANEA dhe dekretin fetar të liderit suprem, të cilat vërtetojnë këtë fakt. Presidenti amerikan ka thënë: Nga liderët e Iranit kërkoj të më kontaktojnë mua dhe të flasim për një marrëveshje të mirë, një marrëveshje që do t’i ndihmojë ata të dalin nga kriza ekonomike. Trump pretendoi se “ nga iranianët nuk kërkoj shumë vetëm ata të mos kenë armë atomike”. Nga ana tjetër Evropa nuk ka mundur të plotësojë zotimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe nuk ka mundur të qëndrojë e pavarur pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit duke përmendur pezullimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore kat hënë se Irani mjaftueshëm është vetëpërmbajtur në marrëveshjen bërthamore mirëpo Evropa nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Abas Eragçi zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Richard Moore zëvendësin politik të ministrit të jashtëm të Anglisë dhe negociator i këtij vendi në marrëveshjen bërthamore tha: Evropa nuk duhet të neglizhojë kundrejt vullnetit të Iranit për uljen graduale të zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore. Eragçi gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të zotimeve nga palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore dhe të veprimeve konkrete të Evropës sidomos në sektorin e naftës dhe atë bankar. Richard Moore nga ana e tij përmendi zbatimin e zotimeve të Anglisë kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe përpjekjet për vënien në funksion të sistemit INSTEX dhe tha: Anglia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të plotësuar kërkesat e Iranit. Irani u ka dhënë 60 ditë afat kohë vendeve të tjera që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore që të zbatojnë konkretisht zotimet e tyre në këtë marrëveshje, sidomos ato në sektorin bankar dhe të naftës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mori vendim për uljen e zotimeve të Iranit në rezervat e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë.

Advertisements