Breaking News

John Kerry: Dalja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore veprim i rrezikshëm

Ish sekretari amerikan i shtetit duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit amerikan rreth tij mbi shkeljen e ligjit dhe bisedime me Iranin, ka hedhur poshtë të tilla pretendime.

John Kerry ish sekretari amerikan i shtetit ka thënë se që nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me vendim të presidentit Donald Trump, ai më nuk ka kontaktuar dhe biseduar me autoritetet iraniane në vazhdim John Kerry, marrëveshjen bërthamore e cilësoi marrëveshjen më të fortë dhe më transparente atomike në botë dhe daljen e qeverisë amerikane nga kjo marrëveshje e cilësoi shumë të rrezikshme dhe si një veprim i ndërmarrë në mungesë të informacione dhe si rezultat i pakujdesisë. Marrëveshja bërthamore me Iranin u arrit në kohën kur John Kerry ishte sekretar amerikan i shtetit pas një periudhe të gjatë bisedimesh.

Advertisements