Breaking News

Venezuelë: Arrestohet zëvendësi i Juan Guaido

Shërbimet sekrete në Venezuelë kanë arrestuar një zëdhënës, njëkohësisht zëvendës, i liderit të opozitës Juan Guaidó.

Bëhet fjalë për Edgar Zambrano, që është edhe nënkryetar i Asamblesë Kombëtare. Zyrtari i lartë i opozitës u arrestua, pasi nuk iu bind policisë për të zbritur nga makina, duke detyruar këta të fundit që të tërhiqnin makinën ku ndodhej Zambrano. Ky është arrestimi i parë i një figure të opozitës në vendin latin, që nga përpjekjet për të nxitur një rebelim ushtarak kundër Presidentit Maduro javën që shkoi. Guaidó njihet si “president i përkohshëm” nga më shumë se 50 vende.

Advertisements