Breaking News

Ischinger: Pa njohjen e Kosovës, s’ka anëtarësim të Serbisë në BE

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i bëri thirrje Prishtinës zyrtare të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të marrë menjëherë në këmbim liberalizimin e vizave. Ischinger shkroi në Twitter, se pas Samitit të Berlini tani është e qartë se ndarja etnike e territorit nuk duhet të diskutohet.

“Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të shkohet më tej? Çfarë duhet të fitojë Serbia (ta njohë Kosovën)? Rrugën e përshpejtuar të anëtarësimit në BE? Por është e qartë – pa njohje – nuk ka anëtarësim! Dhe Kosova duhet të heqë menjëherë taksat dhe të marrë liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai.

Advertisements