Breaking News

Funksionarja amerikane: Trump optimist për një takim dypalësh me Iranin

Drejtorja e lartë për çështje të Lindjes së Mesme në Këshillin për Siguri Kombëtare të Amerikës ka deklaruar se presidenti i Amerikës dëshiron të zhvillojë negociata dypalëshe me Iranin.

Faqja informative “Teletrader” në Vjenë të Austrisë, ka shkruar se Victoria Coates ditën e mërkurë pretendoi se propozimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për zhvillimin e një takimi me Iranin, është i sinqertë dhe ai shpreson se autoritetet iraniane do ta pranojnë kërkesën e tij.

Ky lajm u publikua pasi që Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë me 8 maj në njëvjetorin e largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, duke folur edhe për neglizhencën e Evropës në kompensimin e shpenzimeve të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, deklaroi: “Irani në bazë të marrëveshjes bërthamore, ndërprenë zbatimin e dy zotimeve të tij në mënyrë që evropianët të kompensojnë neglizhencën e tyre brenda 60 ditëve”.

Pretendimet në lidhje me kërkesën e sinqertë të Trump për bisedime me Iranin paraqiten në kohën kur ai ditën e mërkurë në vazhdim të veprimeve armiqësore të Amerikës për uljen e të ardhurave naftore dhe ushtrimin e presionit mbi jetën e përditshme të popullit iranian, me nënshkrimin e një dekreti ekzekutiv, ka vendosur sanksione të reja nda sektorit të metalurgjisë së Iranit.

Advertisements