Breaking News

Amerika sanksionon përsëri Iranin

Donald Trump presidenti i Amerikës me një tjetër veprim armiqësor kundër Republikës Islamike të Iranit ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve të reja kundër sektorit të metaleve në Iran.

Sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit prekin sektorin e metaleve si hekuri, çeliku, alumini dhe bakri. Këto sanksione vendosen për të ulur të ardhurat e Iranit nga eksporti i këtyre metaleve. Sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës vendosen në përvjetorin e parë të tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Me anë të këtyre sanksioneve, Amerika do të bllokojë dhe mbyllë llogaritë e të gjitha kompanive apo bizneseve të cilët janë aktiv në sektorin e minierës dhe metaleve në Iran, kanë investuar apo kryejnë transaksione bankare në këtë fushë. Në këtë urdhër Donald Trump ka pretenduar se nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij atëherë ai do të përballet me më shumë presione. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018.

Advertisements