Breaking News

Senatorët amerikanë kritikojnë politikën e Pompeot kundër Iranit

Gjashtë senatorë demokratë të Amerikës kanë protestuar kundër mospërputhjes së raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për zbatimin e kontrollit të armatimeve me vlerësimet e inteligjencës së Amerikës në lidhje me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjashtë senatorë demokratë të Amerikës me anë të një letre kanë kritikuar qëndrimet politike të Mike Pompeot, sekretarit amerikan të shtetit, i cili në raportin vjetor për kontrollimin e armëve të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk ka përmendur fare zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Në këtë letër ndër të tjera thuhet: “Çështja e raportit 2019 në lidhje me respektimin dhe zbatimin e zotimeve dhe marrëveshjeve për çarmatim, për ndalimin e përhapjes dhe kontrollin e armatimeve rreth mosrespektimit të mundshëm të traktatit NPT nga ana e Iranit nuk përputhet fare me vlerësimin e përgjithshëm informativ të cilin e ka paraqitur Dan Coats, drejtori i inteligjencës kombëtar, më datë 29 janar në seancën dëgjimore të Kongresit të Amerikës”.

Dan Coats në atë seancë ka pohuar se programi atomik i Iranit nuk është shqetësues. Gjithashtu raporti 2019 i DASH nuk ka përmendur fare raportin e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s në muajin shkurt i cili thekson se Iran vazhdon të respektojë zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements