Breaking News

Merr flakë avioni i transportit civil, humbin jetën 14 persona

14 persona humbën jetën ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa një avion Sukhoi Superjet 100 mori flakë teksa po bënte një ulje emergjente në aeroportin e Moskës “Sheremetyevo”.

Në mesin e viktimave janë  dy fëmijë. Pamjet e ndara në Twitter tregonin re të dendura  tymi të zi që dilnin nga fluturimi SU1492 që ishte parkuar në pistë, pasi dhjetëra ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes. Agjencitë e lajmeve raportojnë se avioni kishte 78 vetë në bord. Aeroflot Fluturimi SU1492 shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga “Sheremetyevo” dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër. Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë dhe në vendin e rrëzimit. Pasi zjarri u shua u evidentuan dhe dëmet në avion. Bishti ishte konsumuar tërësisht nga flakët, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik. Avioni i përfshirë nga zjarri ishte relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte ndërtuar në vitin 2017 ose 2018. Një hetim penal është hapur për këtë incident.

Advertisements