Breaking News

Gaido pohon dështimin e grushtit të shtetit

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido ka pohuar dështimin e grushtit të shtetit kundër presidentit legjitim të këtij vendi Nikolas Maduro.

Lideri i opozitarëve të Venezuelës duke pohuar gabimin në llogaritjen e tij në mbështetjen e ushtrisë ndaj trazirave në Venezuelë, ka theksuar mbështetjen e vet ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtarake të Amerikës në këtë vend. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Juan Guaido në një intervistë me gazetën “Washington Post”, ka pohuar se në lidhje me nivelin e mbështetjes së ushtrisë ndaj tij, ka gabuar shumë. Kjo është në kohën kur presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido duke publikuar një fotografi mes mijëra ushtarëve për të treguar se gëzon mbështetjen e tyre. “Besnik përgjithmonë”, brohorisnin një grup kadetësh. Në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij. Ndërkohë vetëm dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përleshjet e së martës së kaluar, ku mbetën të plagosur më shumë se 100 persona.

Advertisements