Breaking News

Dështimi i Senatit për të hedhur poshtë veton e Trump për luftën në Jemen

Përfaqësuesit e Kongresit të SHBA në muajt e fundit, së bashku me përshkallëzimin e krizës humanitare në Jemen, po përpiqen ta detyrojnë Presidentin Donald Trump të përfundojë përfshirjen e Uashingtonit në mbështetjen e koalicionit saudit në luftën e Jemenit.

Në këtë drejtim, rezoluta e kongresit që bëri thirrje për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga koalicioni aleat në Jemen, u miratua së pari në Senat dhe më pas në Dhomën e Përfaqësuesve. Por Trump i vuri veton më 17 prill 2019. Në një përpjekje për të refuzuar veton e Trump, senati nuk miratoi një rezolutë të enjten e cila bënte thirrje për një armëpushim në Jemen dhe në ndalimin e mbështetjes ushtarake ndaj koalicionit saudit në luftën kundër Jemenit. Vlen të theksohet se vetëm 53 senatorë votuan në favor të kësaj rezolute.  Ndërsa është e vërtetë që votimi i kongresit duhet të kuptohet si një jehonë e betejave midis klaneve politike amerikane, është po ashtu e vërtetë se vetoja e Trump e ka vendosur Amerikën përballë luftëtarëve të Jemenit, duke e bërë Amerikën një nga aktorët kryesorë të krimeve të luftës të kryera në Jemen. “Kjo rezolutë është një përpjekje e panevojshme dhe e rrezikshme për të dobësuar fuqitë kushtetuese, duke rrezikuar jetën e qytetarëve amerikanë dhe ushtarëve të guximshëm, sot dhe në të ardhmen”, tha Trump para se të pretendonte: “Nuk ka ushtri amerikane në Jemen që komandon, merr pjesë ose shoqëron forcat ushtarake të koalicionit saudit kundër Huthit në Jemen”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohon se ka disa arsye për kokëfortësinë e tij në mbështetjen e koalicioni saudit nga SHBA: Mbrojtja e sigurisë së më shumë se 80,000 amerikanëve që jetojnë në vendet që janë pjesë e koalicionit saudit dhe që do të ishin sipas Trump objektiv i luftëtarëve të Ansrallah, “përmes raketave, dronëve dhe anijeve shpërthyese të siguruara nga Irani që sipas presidentit amerikan është një mënyrë pak e kushtueshme për të sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe aleatin e saj saudit “. Arabia Saudite së bashku me EBA dhe e mbështetur me armatime dhe mjete logjistike nga perëndimit kryesisht nga Amerika dhe Anglia, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri. Megjithëse presionet ndaj Amerikës dhe Anglisë për ndërprerjen e mbështetjes së tyre ndaj Arabisë Saudite janë shtuar, autoritetet e këtyre vendeve vazhdojnë të theksojnë në këtë mbështetje. Më 27 prill në Londër u mbajt takimi i komitetit katërpalësh të Amerikës, Anglisë, Arabisë Saudite dhe EBA rreth Jemenit ku të pranishëm ishin Adel Xhubair ministër këshilltar i qeverisë saudite për çështjet e huaja, Abdullah Bin Zajd ministër i jashtëm i EBA, Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe dhe Dejvid Starfeeld asistenti i sekretarit të departamentit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisements