Breaking News

Zv/ministri i jashtëm sirian paralajmëron Turqinë

Zv/ministri i jashtëm sirian ka thënë se Turqia duhet ta dijë që mbështetja e terrorizmit dhe pushtimi i territorit sirian, nuk sjell siguri për atë vend.

Feisal Mekdad të enjten në një intervistë me kanalin televiziv libanez Al Mejadin tha se Turqia duhet ta dijë se Siria nuk pranon praninë e një grupi të armatosur në Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Ai ka shtuar se Siria nuk lejon që Turqia të dominojë asnjë milimetër të territorit sirian. Zv/ministri i jashtëm sirian ka thënë se qeveria e këtij vendi ka vendosur që të çlirojë të gjithë territorin sirian dhe në këtë mes nuk bën përjashtim as Idlibi.