Breaking News

Zarif: Lufta me Amerikën nuk është e afërt

Ministri i jashtëm i RII ka thënë: Ndonëse nuk mendon se lufta mes Iranit dhe SHBA-së po afrohet, ngjarjet e rastësishme mund të kthehen në konflikte ushtarake.

Mohamed Xhevad Zarif në një intervistë me gazetën Independent të Londrës, ka folur për mundësinë e tensioneve midis SHBA dhe Iranit gjatë kalimit të anijeve në ngushticën e Hormuzit. Zarif argumentoi se arrestimi i disa ushtarëve amerikanë në Gjirin Persik në vitin 2016 ishte diçka që mund të çonte në konflikte me raste të ngjashme. Shefi i diplomacisë iranian ka shtuar: Për shkëmbimin e të burgosurve iranianë dhe amerikanë, Teherani është i përgatitur të shkëmbejë amerikanët e arrestuar në Iran me iranianët e arrestuar për shkelje të sanksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

Advertisements