Breaking News

Ilhan Omar: Trump po përkeqëson situatën në Venezuelë

Anëtarja muslimane e Dhomës së Përfaqësuesve e quajti situatën në Venezuelë shumë të dhimbshme dhe tha: Qeveria e Trump e bën këtë situatë më të keqe.

Omar në një postim të Tuiter, duke iu përgjigjur postimit të Mike Pence, zv/presidentit të SHBA, ka shkruar se ashtu sikurse edhe në ndërhyrjet e mëparshme të Uashingtonit në vendet tjera si p.sh në Irak, për fat të keq kundërshtarët e luftës do të paraqiten si mbështetës të diktatorëve dhe kundërshtarë të lirisë. Omar theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë mbështetëse të diplomacisë, e jo të luftës në Venezuelë. Ilhan Omar përmendi sjelljen e dyfishtë të Amerikës kundrejt gjendjes së të drejtave të njeriut në vendet mike dhe armike të Amerikës dhe tha se Amerika nuk është në atë pozitë që të kritikojë vendet e tjera me të cilat kanë probleme politike, për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Advertisements