Breaking News

Kryeministri irakian: ISIS është si një gjendër kanceroze e cila duhet eliminuar totalisht

Kryeministri i Irakut në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren e Gjermanisë, theksoi thyerjen e madhe të ISIS dhe shtoi se ISIS është një grup terrorist si gjëndër kanceroze që duhet zhdukur plotësisht.

Adel Abdul’mehdi, ndodhet për një vizitë në Gjermani. Në një intervistë të përbashkët me kancelaren Angela Merkel ka thënë: ISIS është si një gjëndër kanceroze që nëse mbetet ndonjë pjesë prej saj ajo përhapet edhe më shumë dhe kryen operacione akoma më të rënda sesa ato në Sri Lanka dhe në Arabinë Saudite. Abdul’mehdi përhapjen e vidoes të kreut të ISIS e cilësoi shenjë të izolimit të tij. Merkel nga ana e saj foli mbi fëmijët e terroristëve gjermanë të ISIS dhe shtoi se për këtë fëmijë duhet diskutuar. Merkel gjithashtu shprehu mbështetjen për forcimin e marrëdhënieve me Irakun dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe ekonomisë.

Advertisements