Breaking News

Eragçi: Durimi i Iranit në marrëveshjen bërthamore po sos

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se qëndrimet e Amerikës kanë vënë në rrezik marrëveshjen bërthamore tha se ekziston mundësia që kjo marrëveshje të përfundojë në çdo çast pasi durimi i Iranit ka sosur.

Sejed Abas Eragçi, i cili ndodhet në Ankarasë për të diskutuar me palën turke, ditën e martë mori pjesë në simpoziumin politik të qendrës për studime strategjike në Turqi dhe tha: që nga koha e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka kaluar një vit dhe pala evropiane e përbërë nga Anglia, Franca dhe Gjermani deri tani nuk kanë mundur që të gjejnë një rrugë për të garantuar interesat e Iranit. Eragçi gjithashtu përmendi 14 raportet e nxjerra nga ANEA ku theksohet zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Irani deri tani nuk ka përfituar marrëveshja bërthamore. Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Iranit foli edhe për kanalin special tregtar të Evropës dhe Iranit të quajtur INSTEX dhe tha: Ky mekanizëm deri tani nuk ka funksionuar dhe nuk ka kryer aktivitete. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore që bie ndesh me vendimet e marra nga KS i OKB, ka shkaktuar humbjen e besimit të Iranit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.

Advertisements