Breaking News

Zarif: Amerika me propozimin për shkëmbimin e të burgosurve, ka bërë ofertë të njëanshme

Ministri i jashtëm i Iranit, duke thënë se ka marrë një letër nga një zyrtar amerikan rreth shkëmbimit të të burgosurve, ka deklaruar se Uashingtoni ka bërë ofertë të njëanshme rreth të burgosurve.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohamed Xhevad Zarif, duke iu referuar letrës së Robert O’Brien, i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Çështjet e të Burgosurve, për lirimin e të burgosurve amerikanë në Iran, ka shtuar se përmbajtja e kësaj letre ishte e njëanshme. Ai ka shtuar: 6 muaj më parë, Irani i kishte ofruar SHBA shkëmbimin e të burgosurve. Ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka shprehur publikisht gatishmërinë e Teheranit për një shkëmbim të burgosurish me SHBA, duke thënë se ai ka qenë i autorizuar për të negociuar marrëveshjen me zyrtarët amerikanë. “Unë mund të përfshihem në këto çështje (të burgosurit iranianë dhe amerikanë) si ministër i jashtëm … kur ekziston mundësia e një shkëmbimi … Ne kemi një gjyqësor të veçantë dhe gjyqësori thotë se ata kanë kryer vepra penale.

Advertisements