Breaking News

Pacolli pas ndalimit të Javanoviqit: Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Srdjan Javanoviq, nga autoritetet dhe inteligjenca serbe në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

Pacolli, ka thënë se do ta monitorojnë këtë rast dhe nëse Javanoviç është keqtrajtuar atëherë në shenjë proteste do ta shohin si mundësi mbylljen e  përkohshme të prezencës diplomatike të Kosovës në Serbi. “Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj. Arrestimi i sotshëm i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.

Advertisements