Breaking News

Ministri nigerian i naftës: Eksportet e naftës të Iranit nuk do të zbresin në zero

Në përgjigje të vendimit të SHBA për të hequr importet e naftës nga Irani, ministri nigerian tha se është e pamundur që eksportet e naftës të Iranit të zbresin në zero.

Ministri nigerian i naftës Emanuel Kachicuu të enjten në një intervistë me CNN ka thënë: Nuk ka gjasa që eksportet iraniane të naftës të zbresin në zero. Shtetet e Bashkuara thanë në një deklaratë të hënën se blerësit e naftës iraniane duhet të ndalojnë blerjet deri më 1 maj ose do të përballen me sanksione. Edhe Qeveria e Turqisë duke marrë parasysh interesat financiare dhe teknike, ka deklaruar se nuk pranon opsionet rajonale të Trump për të zëvendësuar naftën e Iranit.