Breaking News

Britania shpreh keqardhje për mos shtyrjen e afatit të pezullimit të sanksioneve kundër naftës iraniane

Ministria e jashtme e Britanisë së madhe, ka shprehur keqardhje nga vendimi i Amerikës për mos shtyrjen e afatit të pezullimit të sanksioneve kundër naftës së Iranit.

Kjo ministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se Londra i qëndron kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Qeveria amerikane ditën e hënë në kuadër të veprimeve të saj armiqësore kundër Iranit, zyrtarisht deklaroi se afati i pezullimit të sanksioneve për disa vende që blejnë naftë nga Irani, nuk do të rinovohet. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.