Breaking News

Reuters: Amerika sa i përket gardës revolucionare ka parashikuar anulimin e sanksioneve

Agjencia Reuters e lajmeve duke cituar tre funksionarë aktualë dhe tre ish funksionarë të Amerikës ka thënë se Uashingtoni për qeveritë, kompanitë dhe organizatat popullore të cilat kanë bashkëpunim me Gardën Revolucionare ka parashikuar anulimin e sanksioneve.

Sipas agjencisë Reuters të lajmeve ish funksionarët dhe ata aktualë amerikanë kanë thënë se anulimi i sanksioneve është dhënë me vendim të Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit. Një prej zëdhënësve të Departamentit amerikan të shtetit i ka thënë agjencisë Reuters se këto anulime dhe përjashtime nënkuptojnë ato raste si autoritet e Irakut të cilët kanë lidhje dhe bashkëpunim me gardën revolucionare dhe për këtë atyre nuk do tu hiqet mundësia për të udhëtuar në Amerikë. Përveç kësaj ato kompani dhe afaristë të cilët kanë aktivitete në Iran dhe janë të lidhur me organet humanitare në Siri dhe në Irak mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa qenë të shqetësuar nga sanksionimi i gardës revolucionare. Ditën e hënë më 8 prill Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka futur gardën revolucionare në listën e saj të grupeve të huaja terroriste, në një kohë kur garda revolucionare ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerika në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë. Si reagim ndaj këtij vendimi, Irani ka njohur si grup terrorist qendrën e forcave ushtarake amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore të njohur me emrin CENTCOM dhe të gjitha forcat e varura prej saj.

Advertisements