Breaking News

Mbështetësit e Vuçiqit mblidhen në Beograd

Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mblidhen sot në Beograd. Tubimi vjen në kohën kur Vuçiq po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij.

Qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend. Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviq, është rrahur nga sulmues të maskuar. Vuçiq, për kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë – Rusinë.

Advertisements