Breaking News

Përfundon vizita e Zarif dhe bisedimet e Iranit dhe Turqisë në lidhje me çështjet e rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se në takime me autoritetet e larta të Turqisë është biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe globale dhe në lidhje me praninë e forcave ushtarake amerikane në Siri.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif sot (të enjten) para largimit nga Ankaraja, deklaroi: “Pavarësisht sanksioneve të Amerikës, Irani dhe Turqia do të bashkëpunojnë në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë tarifat preferuese, energjisë, çështjet banka, përdorimit të një monedhe të përbashkët të dy vendeve dhe krijimin e mekanizmit INSTEX në marrëdhëniet bilaterale”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu shtoi: “Me autoritetet shtetërore të Turqisë kemi biseduar në lidhje me krizën e Sirisë dhe çështjen e Idlibit, ndërhyrjen e Amerikës në Venezuelë, zhvillimet në Afrikën Veriore”.

Zarif në lidhje me vendimin e fundit të Amerikës që përdori veton ndaj rezolutës së Kongresit të Amerikës në lidhje me ndërhyrjen e Amerikës në Jemen, deklaroi: “Kjo është një shenjë serioze e nivelit të ndikimit të lobit të regjimit sionist në çështjet e brendshme të Amerikës”. Ministri i punëve të jashtme të Iranit para Turqisë ka zhvilluar vizitë edhe në Siri ku ka biseduar me autoritetet e larta të Sirisë në lidhje me çështje bilaterale dhe rajonale.

Advertisements