Breaking News

Erdogan kritikon lajmet e rreme të medias perëndimore

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar ndaj lajmeve të rreme të mediave të huaja në lidhje me ekonominë turke.

Ai tha se të gjitha mediat e botës perëndimore e tregojnë ekonominë turke sikur është shkatërruar dhe shtoi: “Bëni çfarë të doni, Turqia do ta vazhdojë rrugën e saj të suksesit“. Ai kritikoi edhe lajmet e pavërteta të gazetës amerikane “Financial Times” në lidhje me rezervat e valutës. Ndërkohë që ne tërheqim vëmendjen në standardin e dyfishtë në çështjet e luftës kundër terrorizmit dhe refugjatëve, shumëfishohet edhe numri i lajmeve kundër nesh. A e dini ju “Financial Times”  se Turqia ka strehuar 4 milionë refugjatë: Sa refugjatë ka në vendin tuaj tani? Hajde bëjeni lajm edhe këtë. Neve nuk na shqetësojnë shpifjet por na shqetëson çdo lloj lajmi që bëhet pa u studiuar, pa konfirmuar pretendimet dhe pa u pyetur bashkëbiseduesit e vërtetë të çështjes si dhe çdo lajm që favorizon çdo lloj propagande”, u shpreh Erdogan.

Advertisements